Kapiteni i City: I jam borxhli këtij ekipi që më bëri të qëndroja dhe fitoja sërish

22 Maj 2024
9:34
Telesport
back button

Mbrojtësi anglez Kyle Walker ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij është te Manchester City, ekip me të cilin sapo fitoi titullin e katërt radhazi në Premier League. Ishte kapiteni 34-vjeçar ai që ngriti lart trofeun për skuadrën e Pep Guardiola.

Ky sezon mund të kishte qenë shumë ndryshe për kapitenin e City, i cili ishte subjekt i interesimit nga Bayern Munich verën e kaluar, por ai vendosi të qëndrojë. “Ndihem i ri. Nuk e di nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe”, tha Walker.

Ndihem mirë, ende ndjej se kam ritmin tim. Vij në stërvitje çdo ditë me dëshirë për të mësuar. Ky grup djemsh më motivon, më mbajnë në këmbë dhe më bëjnë të dëshiroj të përmirësohem çdo ditë e më shumë”, u shpreh mbrojtësi anglez.

E kam thënë edhe më parë, sapo ta humbisni atë dëshirë është kur duhet të paketoni gjërat dhe të largoheni, por unë nuk e ndjej këtë. Unë i dua këta djem. Unë jam në borxh ndaj tyre çdo ditë për këto suksese”, tha më tej Walker.

Vjet, largimi im ishte afër. E kam thënë publikisht në rrethana të ndryshme se ishte afër të ndodhte, por me këtë grup djemsh, trajnerin… kur bisedonim dhe uleshim nuk e desha udhëtimin për në Mynich. Nuk kisha përfunduar ende këtu”, tha kapiteni i City.

Unë kam qenë pjesë e këtij klubi që nga viti 2017. Që nga momenti kur vura këmbë për herë të parë këtu dhe deri më tani, në këtë ditë, më pëlqen të shkoj në stërvitje dhe kjo është gjëja kryesore”, tha Kyle Walker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit