Inter është duke menduar për të ndërtuar një skuadër të fortë për Europën sezonin e ardhshëm dhe një nga objektivat e klubit zikaltër është mbrojtësi veteran i Real Madrid, kapiteni Nacho Fernandez. 34-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk ka vendosur për të ardhmen.
Një mbrojtës me shumë përvojë, që gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Madrid, por që tashmë është i vetëdojshëm se do të luajë më pak sezonin tjetër. Për pasojë, për Nacho mund të hapet një derë e rëndësishme dhe transferimi tek Inter mund të ishte një rrugëdalje e mirë dhe e leverdishme për të dhe Inter.
Ky Inter ambicioz ka për detyrë të ringjallë ndjenjat e Nacho dhe ta bindë të marrë një xhiro drejt Italisë. Mediat spanjolle thonë se Nacho kërkon stimuj të rinj dhe se e ka ndjekur gjithmonë me kujdes Serie A. Për këtë arsye, puna e bindjes mund të jetë e vështirë, por sigurisht nuk është e pamundur.
Mundësia për të bindur Nacho do të vijë edhe nga fakti se Inzaghi duhet t’i japë mjafturshëm hapësirë. Mbrojtësi i Real Madrid, që ka aftësinë të përshtatet në disa role (68 ndeshje në Champions), do të ishte një blerje me leverdi për zikaltërit, ndaj dhe Marotta po punon për ta sjellë në Milano.