Kapiteni i Tiranës provokon: Unë te Partizani? Nuk do të ndodhë kurrë…

28 Maj 2020
17:38
Telesport
back button

Pandemia për shkak të koronavirusit “zbuti” disi entuziazmin dhe euforinë e tifozëve të Tiranës këtë sezon por do të mjaftojë që topi të rrotullohet sërish në Shqipëri për të rinisur emocionet e një sezoni të paharrueshëm deri tani për bardheblutë.

Shumë pranë titullit kampion dhe në garë edhe për Kupën e Shqipërisë, skuadra e Egbo ka befasuar të gjithë, duke lënë pas dy skuadra që shiheshin si favorite: Partizani dhe Kukësi.

Ndeshja që ndryshoi gjithçka për mirë ishte derbi që prishi mallkimin, në “Air Albania”, fituar 2-1 nga bardheblutë, teksa më pas një tjetër derbi ndoqi me një rezultat fantastik për Tiranën, 5-1, që Gent Muça nuk do ta harrojë kurrë.

Kapiteni i Tiranës, pas një kalvari të zgjatur thuajse 2 vjet, ka rimarrë rolin e liderit në fushë dhe dëshira e tij është ta mbyllë karrierën te bardheblutë, edhe nëse do t’I vinte një ofertë nga rivalët e përjetshëm, Partizani.

“Nuk ka rrogë që më ble për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa asnjë mendjemadhësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë. Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana”, u shpreh 33-vjeçari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit