Kapitenia e Real Madridit martohet me stil, lidh kurorë me një femër tjetër

8 Qershor 2022
15:47
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi i femrave po feston me stil, aq më tepër që arsyeja e kësaj feste lidhet me kapitenen e tij, Ivana Andrés. Mbrojtësja e ekipit të bardhë është martuar me partneren e saj Anabel Moreno në një ceremoni në “Carjuta de Ara de Christi”, që ndodhet në Puig de Santa María, Valencia.

“Kopshti i jashtëm madhështor me dizajn klasik, i rrethuar me lëndina, me palmat njëqindvjeçare që kurorëzojnë hyrjen kryesore. Me një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë, kjo skenë mahnitëse mundëson festimet në natyrë”, – thuhet në faqen e internetit të këtij vendi të mrekullueshëm.

Mbrojtësja merenguese ka përfituar nga fundi i sezonit për ta zyrtarizuar këtë event, pasi kalendari është i ngjeshur për shkak të festimit të Kampionatit Europian në arkipelagun britanik, pas një muaji. Gjithashtu, sipas rrjeteve sociale, të ftuarit kanë shijuar një darkë, e cila u shënua nga zgjedhja e produkteve iberike, si djathi dhe proshuta, tipike për tokën valenciane nga është kapitenia e Real Madridit.

Kush mori pjesë në dasmë? Real Madridi për femra, logjikisht kishte një përfaqësim në këtë ditë të veçantë për Ivana Andrés dhe partneren e saj. Ndër futbollistet që ndoqën ceremoninë “live” vlen të përmenden mes të tjerave Misa Rodríguez, Olga Carmona, Marta Cardona (e larguar këtë sezon) apo Leila Ouahabi si përfaqësuese e Barçës.

Gjithashtu, në një nga videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se disa nga lojtaret e pranishme janë veshur me tuta sportive dhe kanë mbajtur në krahë kolegen e tyre gjatë një koreografie ku Ivana nxitet të kërcejë me to.

Me të hyrë brenda, festa ishte e garantuar, ku familjarët dhe miqtë e çiftit kanë shijuar një mbrëmje unike. Pas ceremonisë në fjalë, duket se kjo martesë e re po shijon muajin e mjaltit në ishujt Kanarie, sipas rrjeteve sociale të mbrojtje.

Kështu, ajo po përfiton nga ditët e fundit të pushimeve para grumbullimit me Kombëtaren spanjolle për kualifikueset e Kampionatit Evropian. “Faleminderit për këtë ditë që më dhurove”, – ishte një nga mesazhet falënderuese të futbollistes, pas kësaj dite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit