Kapitull i ri në “krizën” e penalltive te PSG, Mbappé është shefi

16 Janar 2020
12:53
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé vazhdon me ngjitjen e tij meteorike në futbollin francez dhe europian. “Recitali” i talentit francez kundër Monaco (1-4) u shoqërua me dy gola të tjerë, që e vendosin atë të dytin, në listën e shënuesve më të mirë të Ligue 1 (13 gola). 20-vjeçari ka humbur shumë në këtë drejtim, në fillim të sezonit, për shkak të dëmtimeve Sidoqoftë, rëndësia e tij për PSG i tejkalon golat e shënuar. Pesha që ka marrë në skuadër e bën atë një lider të padiskutueshëm për Tuchel, madje edhe më lart, për Neymar, i cili, gjithashtu, luajti një ndeshje të shkëlqyer ndaj Monaco. 

Shembulli më i mirë i lidershipit (udhëheqjes), që Mbappé ka tani në krahasim me Neymar, u dha pikërisht në stadiumin “Stade Louis II”. Në momentin kur rezultati ishte 0-1, gjyqtari akordoi një penallti në favor të parizienëve. Mbappé, i cili e kishte shënuar golin e parë, e mori topin me idenë e zgjerimit të “llogarisë” së tij, por Neymar iu afrua. Kylian ia dha topin bashkëlojtarit, që të goditej nga braziliani. Pra, ai hoqi dorë nga një “hat-trick” i mundshëm, sepse në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personal. Së bashku me penalltinë, Mbappe mund ta mbyllte ndeshjen me “tripletë”.

Ky moment (imazh) bie në kundërshtim me të tjerët, që kanë ngjallur polemika te PSG. Dy sezone më parë, Dani Alves vendosi që Neymar ta godiste penalltinë, megjithë insistimin e Cavani. Një imazh, që bëri menjëherë xhiron e botës. Këtë sezon, në një situatë të njëjtë, Neymar, i etur për ekzekutimin e 11-metërshave, ia dha uruguajanit mundësinë e goditjes së një të tille. Duket se Mbappé është ngritur në këtë lloj hierarkie të brendshme të skuadrës dhe vendos ai kush e godet topin apo jo te penalltitë. Në Monaco, ai donte që Neymar të shënonte nga pika e bardhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit