Pep Guardiola po mendon për të ardhmen e tij. Trajneri nuk pritet të vijojë te Manchester City pas mbylljes së këtij sezoni. Sipas mediave angleze, ai e ka mbyllur kapitullin Premier League.
Opsionet për katalanasin nuk janë të shumta, sepse ai është trajner i kalibrit të lartë dhe kërkon kushte të vështira nga klubet që i ofrojnë një projekt të ri.
Kampionati italian, përtej faktit se e pëlqen dhe ka nostalgji për të, nuk është opsion për Pepin. Asnjë klub nuk është në gjendje t’i garantojë një projekt afatgjatë.
Ndërkohë, as në Spanjë nuk ka vend për të. Barcelona me Hansi Flick ka rilindur, kurse kombëtarja spanjolle ka gjetur trajnerin perfekt, De la Fuente.
Pep mund të konsiderojë vetëm dy skuadra. Ato janë Parisi dhe Bayern. Në Mynih do të ishte një rikthim pas tri sezoneve që kaloi në periudhën 2013-2016, kurse në Paris do të ishte mundësia perfekte për t’u siguruar francezëve një trofe të Champions League.