Karakter, forcë dhe lidership! Ky është viti i Ismajlit, lideri i ri i mbrojtjes kuqezi

10 Shtator 2024
17:34
Telesport
back button

Ardian Ismajli ka kaluar shumë vështirësi gjatë karrierës, por po tregon vit pas viti se është një lojtar kalibri. Forca e tij është karakteri. Ai nuk dorëzohet kurrë dhe këtë po e tregon sidomos në kombëtaren shqiptare. I injoruar disa herë në ndeshje të rëndësishme, ai nuk është ankuar kurrë.

Edhe pse në Euro2024 nuk luajti asnjë minutë, Ismajli nuk mbajti mëri, por punoi fort për të rifituar vendin e tij në formacion. Goli i shënuar në ndeshjen e fundit me Ukrainën ishte një konfirmim i këtij rikthimi të bujshëm.

Me mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit, ai po na jep garancinë për të cilën kemi nevojë në qendër të mbrojtjes. I shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, ai e la fushën me kryet lart.

Me Empolin Ismajli është titullar i padiskutueshëm. Ka raste kur mban edhe shiritin e kapitenit, si shenjë lidershipi dhe respekti. 27-vjeçari vjet pati dëmtime, por tani është momenti i tij. Sonte do të brohorasim për të në “Air Albania”, aty ku pritet të luajë sërish titullar. Kësaj here, kundër Gjeorgjisë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit