Karius dhe takimi i parë me Diletta-n: “Ja çfarë ndodhi”

16 Shtator 2023
10:58
Denis Hakanaj
back button

Loris Karius dhe Diletta Leotta po përjetojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre. Pak javë më parë të dy u bënë prindër të Aria-s së vogël, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me ardhjen në jetë të një fëmije.

Portieri i Newcastle dhe fytyra e njohur e Dazn janë takuar pak më pak se një vit më parë dhe vetë portieri ka rrëfyer takimin e tyre të parë në një intervistë për Corriere della Sera.

“Atë mbrëmje në Paris kuptova se po shikoja një person të veçantë. Më pëlqeu në shikim të parë. Kishte një lidhje automatike mes nesh, një mirëkuptim të veçantë. Është mirë që menjëherë mendova për fëmijët.

“Takimi i parë ishte i natyrshëm, përfunduam rastësisht në të njëjtin vend. Nuk e dija se kush ishte ajo, ajo nuk e dinte kush isha unë. Ne e pëlqim njëri-tjetrin pa etiketa, ashtu siç jemi”, tha portieri.

Për atë që i pëlqen te Diletta:

“Ajo është gjithmonë pozitive, e buzëqeshur. Ajo ka një karakter të bukur. Ajo kujdeset për mua: kur jemi bashkë ndihem mirë”.

Së fundmi për emrin e vajzës së tij Aria: “Nuk kemi menduar për kuptime të veçanta. Aria na ka pëlqyer të dyve, i shkonte mirë mbiemrit tim”, përfundoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit