Fitorja e thellë e Barcelonas në Bernabeu mungonte prej shumë vitesh dhe festa ishte e madhe dhe legjitime. Mes provokimeve, u perfshi dhe Gavi qe ishte në fushë për një kohë të shkurtër duke u aktivizuar në në minutën e 87-të.
Mesfushori spanjoll u përplas me Viniciusin disa minuta më vonë, teksa mori edhe karton të verdhë.
Të dy futbollistët u përfshinë në një mosmarrëveshje për një top. Pak më vonë, të dy e qortuan njëri-tjetrin për disa gjëra dhe lojtari i FC Barcelona përfundoi duke ngritur katër gishtat në dorë, duke i kujtuar brazilianit golat që kishte peusar Real Madridi.
Megjithatë, nuk mbaroi me kaq. Siç u tha në programin ‘El Chiringuito’ , Vinicius nuk heshti dhe i dha një përgjigje epike mesfushorit të Barcelonës.
“Po, po, por të hënën do të shkoj për Topin e Artë ne Paris“, i tha Vini JR mesfushorit Gavi. Kujtojmë që Vini Jr është favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ me ceremoninë që mbahet të hënën mbrëma.