Katër femra e akuzojnë për përdh*nim, merret sërish në pyetje lojtari i Premier League

14 Nëntor 2024
8:58
Telesport
back button

Një tjetër skandal pritet të trondisë Premier League. Sipas informacioneve të raportuara nga BBC, një futbollist i ligës angleze është marrë disa herë në pyetje nga policia me akuzën e përdhunimit dhe sulmit seksual.

Hetimi nisi pas ankesave të katër grave, të cilat akuzuan lojtarin, identiteti i të cilit nuk u zbulua, për përdhunim, dhunë seksuale dhe forcë. Krimet e supozuara dyshohet se janë kryer midis viteve 2021 dhe 2023, duke mos e penguar lojtarin të vazhdojë karrierën me klubin e tij.

Mësohet se lojtari është dëgjuar nga policia tashmë më 7 nëntor, për një akuzë të re për përdhunim. Njëra nga akuzueset shpjegoi se për këtë arsye ajo ka tentuar të vrasë veten: “Nuk doja të jetoja në një botë ku më kujtohej vazhdimisht se akuzat për përdhunim mund të injorohen kur përballesh me një futbollist”.

Futbollisti thuhet se shkoi në një rajon policie dhe iu përgjigj pyetjeve për herë të parë në lidhje me një akuzë për përdhunim të bërë vitin e kaluar nga një grua e katërt. Ai ishte arrestuar më herët në korrik 2022 me dyshimin për përdhunim.

Më pas, ai u thirr sërish pak kohë më vonë pas një ankese të paraqitur nga një grua e dytë. Futbollisti më në fund u mor në pyetje nga policia në shkurt 2023 mbi akuzat e një gruaje të tretë dhe së fundi vijnë akuzat e një gruaje të katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit