Katër gola dhe dy asist, trajneri i Werder flet me superlativa për Milot Rashica

8 Nëntor 2019
18:41
back button

Forma e jashtëzakonshme e Milot Rashicës, që është kthyer pas dëmtimit dhe po shkëlqen me Ëerder Bremen, ka bërë që edhe sirena të huaja të bien në drejtim të tij dhe interesimet nuk mungojnë. Madje, “Kicker” foli edhe për Milanin në skenë.

Veç kësaj, trajneri i Ëerder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur për Milot Rashicën për ndeshjes me Borussia Monchengladbach. Kohfeldt e ka cilësuar shqiptarin si lojtarin jashtëzakonisht të vlefshëm për ekipin e tij.  “Ai tani është afër që të jetë në 100 për qind të formës, dhe mund ta fusë në lojë të dielën duke mos menduar se kur më duhet ta nxjerr. Gjithashtu po përmirësohet në mbrojtje dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeldt.

Rashica ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asist në vetëm gjashtë ndeshje. Rashica pritet të tregojë vlerat edhe me Kosovën në dy sfidat vendimtare, ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit