Katër të vdekur në hotel, Marcos Rojo merr familjen dhe zhduket!

12 Qershor 2019
10:14
back button

Katër vdekje misterioze në seri kanë bërë që Marcos Rojo të braktisë hotelin ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Mbrojtësi i Manchester United ka udhëtuar drejt Republikës Dominikane dhe kishte rezervuar pushimet në hotelin luksoz “Punta Cana”, por dy ditë para se të shkojë në hotel, futbollisti kishte shkuar për peshkim me familjen e tij.

Sapo është akomoduar në hotel, ka mësuar se katër persona kanë ndërruar jetë brenda ndërtesës luksoze në y muajt e fundit.

Në muajin maj, një grua 41-vjeçare ndërroi jetë pasi mori një pije nga bari i hoteli. Pesë ditë më vonë një çift, të moshës 49 dhe 63 vjeç u gjetën të vdekur në dhomën e tyre. E njëjta situata ndodhi edhe me një 67-vjeçar tjetër, i cili u gjend i vdekur në dhomën e hotelit në Ishujt Karaibe. 

Pavarësisht se autoritet dominikane dolën në rezultatin se të katërt personat kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, Rojo nuk ka preferuar të qëndrojë në këtë hotel dhe ka marrë gruan dhe dy vajzat e tij, duke u larguar menjëherë nga hoteli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit