Kean te Fiorentina, Juventusi nxjerr “nga dheu” buxhetin e investimit tjetër: afron goditja nga Ligue 1!

27 Qershor 2024
19:39
Telesport
back button

Moise Kean te Fiorentina gati e kryer! Ideja e palëve, Juventusit dhe Fiorentinas ishte pikërisht që të përcaktohej operacioni deri në fund të qershorit. I kërkuar tashmë në janar nga klubi vjollcë dhe nga Monza e Palladinos (sot te Fiorentina si trajner), Kean ditët e fundit i ishte afruar gjithnjë e më shumë me një transferim ne Firence por duheshin detajet!

Një negociatë jo e thjeshtë, përfundimi pozitiv i të ciles erdhi edhe falë punës së agjentit Lucci, i cili kontribuoi në arritjen e një marrëveshjeje mes dy klubeve në një kohë të shkurtër. Pra, cilat janë shifrat e operacionit? Fiorentina do t’i paguajë Juventusit 13 milionë euro plus 5 bonuse (nga të cilat 3 janë lehtësisht të arritshme). Sulmuesi i lindur në vitin 2000 do te fitoje një pagë prej 2.2 milionë euro dhe një kontratë pesëvjeçare. Vizitat mjekësore janë planifikuar për fundjavë.

Tema e qendërsulmuesit, për më tepër, është prekur edhe nga vetë Palladino në konferencën për shtyp të prezantimit te Fiorentina: “E përsëris, ka harmoni dhe diskutime të përditshme me klubin, madje disa herë në ditë. Ne e dimë mirë ku të nderhyjme, te sulmuesi që shënon gola, e di mirë se sulmuesit e një kalibri të caktuar kanë kaluar në Firence: do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në merkato.”

Sakaq, kjo levizje do te lironte buxhet te Juventusi qe pasi ka finalizuar operacionin Douglas Luiz nga Aston Villa duke cuar aty Barrenechea dhe Iling Junior (plus 25 mln euro “cash”) kerkon qe me parate e mundshme te Moise Kean te hidhet ne sulm per nje tjeter mesfushor, Kephrem Thuram, vellai i vogel i Marcusit, sulmuesit te Interit, te dy djem te legjendes Lillian Thuram.

Nice kerkon nje shifer pikerisht mes 14-18 mln euro qe do te ishte e mjaftueshme pasi lojtari kerkon largimin edhe eshte futur ne vitin e fundit te kontrates.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit