“Keane? S’do ta fal kurrë”, ish-presidenti i City-t: Është absurde ajo që i bëri Haaland-it

21 Maj 2022
20:02
Denis Hakanaj
back button

Derbi Manchester-it është gjithmonë një ndeshje shumë e ndier në qytet, që nga koha kur dy skuadrat (mbi të gjitha Citizens) nuk ishin aspak një superfuqi e futbollit siç janë sot.

Kështu që është normale që të ketë gjithmonë polemika mes palëve. Një nga të fundit që i ka ndezur polemikat ka qenë David Bernstein, ish-numri një i Manchester City-t, i cili ka sulmuar para pak kohësh Roy Keane.

Tema e debatit është faulli i rëndë i irlandezit gjatë një derbi që i ka dhënë fund karrierës së Alf-Inge Haaland, babai i sulmuesit të Borussia Dortmund, që do të transferohet pikërisht te City këtë verë.

Një ndërhyrje e paramenduar, e bërë për hakmarrje pas një përplasje të mëparshme, siç ka zbuluar vetë Keane në autobiografinë e tij.

I TMERRSHËM – Diçka për të cilën Bernstein nuk e ka falur kurrë, siç ka thënë për TheAthletic. “E pamundur të harrohet. Në këndvështrimin personal, besoj se është gjëja më e keqe që kam parë ndodnjëherë në një fushë futbolli”.

Keane e kishte me Haaland-in sepse në një derbi të mëparshëm është dëmtuar dhe norvegjezi e ka ftuar të ngrihet, duke e akuzuar se po simulonte.

Irlandezi nuk e ka harruar atë moment dhe në rastin e parë që ka patur është hakmarrë, duke i shkaktuar dëme serioze gjurit të kundërshtarit dhe duke i dhënë fund karrierës së tij.

“Ka qenë një gjë e tmerrshme, praktikisht Keane i ka dalë përpara dhe i ka thënë ‘mirë të bëhet, bastard'”. Një skenë që ka mbetur përgjithmonë në historinë e derbit të Manchester-it.

ABSURDE – Dhe fakti që Keane është akoma në botën e futbollit e befason ish-presidentit të City-t. “Ka qenë një gjë e paramenduar, nuk do ta fal kurrë. Dhe mendoj se është e tmerrshme që pranohet në botën e futbollit pasi ka bërë një gjë të tillë.

“Kur shikoj Keane në televizor, duhet ta fik. Është absurde që është pjesë akoma e ambientit, nuk është e drejtë. Dëmtimet ndodhin, por ta bësh me dashje dhe ta pranosh për të shitur një libër është e pakonceptueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit