Mbrojtësi i Inter-it, Federico Dimarco, ka folur për kanalet zyrtare të klubit zikaltër para ndeshjes së kampionatit kundër Atalanta-s.
“Ai i kaluari ishte një sezon shumë i bukur ku si skuadër, grup dhe klub kemi shkruar një pjesë të historisë së Inter-it”, ka thënë Dimarco.
“Ka qenë një nder fitorja e yllit të dytë dhe një rrugëtim që na ka rritur shumë. Emocioni më i madh? Sigurisht ai i 22 prillit 2024, në përfundim të derbit.
“Fitorja e këtij titulli në mënyrën si e fituam ka qenë e pabesueshme, jemi të lumtur që kemi shkruar këtë pjesë të historisë zikaltër”.
Sfidat.
“Në stërvitje sfidoj gjithmonë Barella-n, njihemi që në moshën 14 vjeç dhe jemi mësuar të sfidohemi. Do të më kishte pëlqyer të sfidoja Samuel Eto’o, një lojtar që e kam admiruar”.
Finalja e Champions-it.
“Finalja e Champions-it ishte një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur, e para për mua dhe jam i kënaqur që luajtëm si të barabartë me Manchester City-n.
“Është një ndeshje që na ka bërë të kuptojmë nivelin e skuadrës tonë. Puna e viteve të mëparshëm dhe vetëdija që na ka dhënë ajo ndeshje na ka shtyrë të arrijmë një objektiv të pabesueshëm që ka qenë ylli i dytë”.