“Kemi bërë një transformim fantastik”, Al Khelaifi: Ja çfarë më ka thënë Luis Enrique

7 Shtator 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, në një intervistë për Marca ka folur për skuadrën e tij që e nisi sezonin e ri pa yllin Mbappe (i cili shkoi te Real Madrid):

“Gjatë vitit të fundit, jam shumë krenar për transformimin tonë fantastik në Paris Saint-Germain, bazuar te rinia, talenti dhe mbi të gjitha kolektivi.

“Kjo është baza e fazës sonë të ardhshme të zhvillimit pa harruar përpjekjet në fushën e lojës me qendrën tonë të re të trajnimit në Poissy ose përfshirjen e një investitori të madh amerikan (Arctos) në njësinë tonë.

“Luis Enrique dhe këshilltari ynë sportiv Luis Campos kanë bërë një punë të shkëlqyer. Ata më thonë se ka një frymë tepër pozitive në ekip në stërvitje, si kurrë më parë, me entuziazëm dhe ambicie për të pasur sukses së bashku”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit