Humbja 0-1 ndaj Crystal Palace në Premier League ka zhgënjyer trajnerin e Tottenham, Ange Postecoglou, i cili bëri thirrje për më shumë qetësi. Ai kërkon nga skuadra e tij reagim në përballjen që Spurs do të kenë këtë mesjavë në Carabao Cup ndaj kampionëve të Manchester City.
“Humbja ndaj Palace ishte e vështirë për t’u kapërdirë. Ishte një sfidë që u kthye në një betejë, shumë faulla dhe ne nuk e trajtuam atë fare mirë. Ne humbëm përqendrimin dhe harruam lojën tonë. Kjo që ndodhi duhet harruar sa më shpejt”, tha Postecoglou.
“Ishte betejë e humbur, por nuk kemi humbur luftën. Kampionati është i gjatë dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar tek objektivat tona. Tani radhën e ka një tjetër ndeshje e vështirë dhe dua të shoh reagimin e duhur ndaj Manchester City. Ky ekip i ka kapacitetet për të fituar”, tha trajneri i Spurs.