Premier League nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Tottenham dhe portierin e saj titullar Guglielmo Vicario. Portieri italian dha një deklaratë për “Sky Sport”, duke analizuar momentin që po kalon skuadra e tij.
“Nëse shikojmë rezultatet, ajo që bie më shumë në sy, por dhe ajo që shikojnë njerëzit, është se nuk kemi filluar si ne prisnim. Gjithsesi, mund ta them me siguri të plotë se kemi mbledhur më pak se sa kemi merituar”, tha Vicario.
“Vlen të përmendet ajo që kemi shprehur në fushë. Ndoshta në momentet kyçe nuk ishim aq të vendosur para porte dhe ky është shpjegimi se pse kemi pak pikë. Megjithatë, ka shumë gjëra në të cilat mund të mbështetuni”, tha më tej italiani.
“Ne kemi identitetin tonë, i cili duhet të na japë forcën për të besuar më shumë se më parë se çfarë futbolli do të luhet në ndeshjet e ardhshme. Sulmojmë shumë, sjellim shumë lojtarë në gjysmën e fushës kundërshtare, ndaj duhet të shënojmë më shumë”, tha Vicario.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të qenë në gjendje të bazojmë veten në idetë e futbollit. Lojërat moderne dhe sulmuese që duhet të na lënë të qetë, na kanë bërë të jemi skuadra që jemi, kështu që shpejt fati do të na buzëqeshë”, tha Vicario.