“Kemi një talent”, Maresca: I pamëshirshëm me Sterling? Ja çfarë i kam thënë

21 Gusht 2024
16:32
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Servette, e vlefshme për play-offin e Conference League, duke nisur padyshim me lajmin për blerjen e Joao Felix:

“Ai është një lojtar i mirë, një talent. Klubi tashmë e njeh atë, gjëja pozitive është se ai mund të luajë në pozicione të ndryshme për ne: mesfushor sulmues, sulmues, sulmues krahu… Nuk do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme”.

“I pamëshirshëm me Sterling? Nuk mendoj kështu, po përpiqem të jem i sinqertë. Mund t’i përsëris gjërat nëse nuk janë të qarta: fola me Raheem para ndeshjes me Cityn dhe i thashë se do të kishte vështirësi për të marrë minuta.

“I thashë Chilwell se ai është një lojtar i mrekullueshëm, por se do të kishte vështirësi për shkak të pozicionit të tij. Është e gjitha detyra e trajnerëve të përpiqen t’i mbajnë të gjithë lojtarët të lumtur. Kjo është e pamundur sepse ata stërviten çdo ditë për të marrë minuta. Është pothuajse e pamundur t’i mbash të gjithë të lumtur.

“Përpiqem të jem gjithmonë i sinqertë. Tani për tani zhurma është më shumë nga jashtë. Unë jam duke punuar me 21-22 lojtarë që kur jemi kthyer nga SHBA. Nuk jam duke punuar me 42-43 lojtarë. Më shumë se 15 lojtarë janë duke u stërvitur veçmas”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit