“Kemi qenë të shkëlqyer”, Pep: Nuk e prisja të kishim një avantazh të tillë

22 Janar 2022
23:18
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, ka komentuar barazimin e arritur në kampionat kundër Southampton-it të Armando Brojas.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, ndoshta nuk kemi qenë agresivë sa duhet në 15 minutat e para. Por në pjesën e dytë kemi qenë të shkëlqyer”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Edhe po të kishim fituar nuk do të kishte ndryshuar asgjë në luftën për titull, gjithçka është akoma e hapur. Do të më pëlqente të kishim 40 pikë avantazh ndaj Liverpool-it në kampionat, por në janar është e pamundur.

“Nuk e prisja të kishim një avantazh të tillë në këtë pikë të sezonit. Tani të pushojmë dhe më pas do të kthehemi akoma më të karikuar. Kemi dy javë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit