“Kemi shansin të fitojmë në fushën tonë dhe të shkojmë mes top-8 ekipeve më të mira në Champions”

11 Dhjetor 2024
11:42
Telesport
back button

Pas fitoreve ndaj Club Brugge, Real Madrid dhe Slovan Bratislava, skuadra e Milan ka një tjetër mundësi të artë për të marrë tri pikë të rëndësishme në Champions League sot në mbrëmje. Në “San Siro”, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Crvena Zvezda dhe kanë mundësi të shkojnë në 12 pikë.

Para ndeshjes, mbrojtësi Matteo Gabbia tha: “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Duam të fitojmë dhe të marrim tre pikët, në mënyrë që të renditemi më mirë. Fitorja mund të na japë mundësinë për të hyrë në “Top 8” ekipet më të mira. Ne kemi këtë objektiv në mendje, për të gëzuar edhe tifozët”.

Uniteti që ekziston nga ana e të gjithëve, madje edhe nga sulmuesit, na ndihmon të vuajmë më pak nga veprimet sulmuese të kundërshtarëve”, shtoi Gabbia, duke folur për fazën mbrojtëse të Milan: “Ne po dëgjojmë çfarë na thotë trajneri dhe  jemi të sigurt se mund të përmirësojmë më tej fazën e lojës pa top”.

Gabbia për përvojën te Milan thotë: “Jam shumë i lumtur. Ka pothuajse një vit që jam kthyer dhe jam i lumtur. Përvoja te Villareal më bëri të kuptoj shumë gjëra, se sa e mrekullueshme është të jesh këtu. Unë dua të përcjell cilësitë e mia. E di që udhëtimi nuk ndalet kurrë, por jam i lumtur dhe i fokusuar në ndeshjen e sotme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit