“Kemi yllin e 10 viteve të ardhshëm”,  Herrera: Verratti, më i miri

24 Qershor 2022
13:02
Denis Hakanaj
back button

Vendimi i Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris dhe për t’i thënë jo Real Madrid-it është ende në qendër të vëmendjes te PSG. Në veçanti, duke folur për AS, siç shpjegohet nga beIN Sports, është Ander Herrera ai që rikthehet të flasë për rinovimin e sulmuesit dhe gjithashtu fokusohet te kolegu i tij i repartit, Marco Verratti.

VERRATTI – Pikërisht për italianin: “Të gjithë lojtarët janë shumë të ndryshëm. Më i miri me të cilin kam luajtur është Marco Verratti. Sigurisht që është edhe Thiago nga Liverpooli, dhe Pogba, një nga lojtarët me cilësitë më të mira…

Ose Schweinsteiger, i cili mbërriti te United në pjesën e fundit të karrierës së tij, por ishte fantastike ta shohësh. Megjithatë, kam një dashuri të veçantë për Marco-n, mendoj se është në nivelin e Xavi-t dhe Iniesta-s”.

MBAPPE – “Nuk u befasuam nga vendimi, ne u befasuam nga koha. Menduam se do të ndodhte një javë ose dhjetë ditë më vonë”, tha Herrera. “Ne jemi shumë të lumtur që mund kemi në ekip atë do të jetë ndoshta lojtari më i mirë i dhjetë viteve të ardhshme”, shtoi mesfushori.

Dhe përsëri: “Duhet të respektojmë vendimin e një djali parisien, të lindur në periferi, i cili nuk mundi të luante në ekipet e të rinjve të PSG-së, sepse u largua shumë herët për në Monaco, por që vendosi të shkruajë histori me klubin e qytetit të tij”.

Pastaj një krahasim: “Nëse marrim për shembull Ansu Fati-n, që është në Barcelonë dhe që thotë se Barcelona është jeta e tij. Pse nuk duhet ta kuptojmë këtë me Kylian?

“Në Madrid, Mbappe me siguri do të kishte ishte një nga lojtarët më të mirë të historisë së tyre, dhe e njëjta gjë vlen tani te PSG. Ai ka zgjedhur të bëhet lojtari më i mirë në historinë e klubit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit