Kempes “kurorëzon Lautaron”: E ka golin në gjak, jo rastësisht u bë kapiten i Interit

3 Shtator 2024
10:24
Alfred Lleshi
back button

Ish-sulmuesi i shquar argjentinas, kampion bote, Mario Kempes, nëpërmjet faqeve të “Gazzetta dello Sport” kurorëzoi Lautaro Martinez: “Ai e ka golin në ADN, e ndjen nga brenda. Kjo është karakteristikë që iu përket vetëm qendërsulmuesve të vërtetë.

Nuk ka pse të trembet pse nuk ka shënuar ende këtë kampionat me Interin, sepse është vetëm çështje kohe. Kur të zhbllokohet, ndoshta nuk do të ndalet më. Ai duhet të ketë kohë për t’u rikthyer në formë, sepse kishte shumë për të bërë gjatë verës me kombëtaren.

Kupa e fundit e Amerikës e maturoi përfundimisht atë, duke i dhënë ndërgjegjësimin e duhur. Në fund të fundit, nuk bëhesh rastësisht kapiten i Interit. Është mirë që zgjodhi të lidhej gjatë me ekipin zikaltër duke rinovuar, ju mund të shihni se Milano është si shtëpia për të”.

A është Interi sërish favoriti kryesor për titullin?
Nuk mund ta them me siguri. Milani më kishte bërë përshtypje mjaft pozitive në turneun e tij veror të SHBA. Juventus duket i gatshëm të rikthehet në nivelet e larta. Është edhe Atalanta, e cila ka një lojë spektakolare. Megjithatë, Interi është ndër më interesantët në Evropë dhe ka një sulm mjaft potent. Te zikaltrit më pëlqejnë veçanërisht sulmuesit.

Dybala refuzoi milionat sauduite për të qëndruar në elitën e futbollit europian…
Është e mrekullueshme që pasioni ka mbizotëruar në këtë rast. Dybala tregoi se në futboll ka më shumë se vetëm para. Ndoshta ka mbizotëruar edhe dashuria për kombëtaren, të cilën do ta kishte humbur nëse do të largohej nga futbolli europian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit