Kërkesa e çmendur e Alabas, Bayerni nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit (Detajet)

25 Shtator 2020
20:54
Eraldo Harlicaj
back button

David Alaba dhe Bayern Munchen po negociojnë prej muajsh për rinovimin e kontratës, por diçka e tillë nuk po arrihet. Futbollisti i kombëtares së Austrisë u ka bërë me dije klubit kërkesat e tij dhe duket se palët janë shumë larg mes tyre.

Lojtari polivalent kërkon një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 400 mijë eurosh në javë, ndërsa kampionët kanë tjetër ide. Ata ofrojnë vetëm 4 vite kontratë dhe japin 290 mijë euro në javë.

Palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe me shumë mundësi lojtari do të largohet. Bayerni nga krahu tjetër ka prekur pak në formacionin e ekipit që fitoi gjithçka këtë sezon, ndërsa Davies, pasardhësi i Alabas është në skuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit