Kërkesa e Robinhos për lirim u refuzua. Vazhdon të vuajë dënimin në burgun e rrezikshëm

13 Shtator 2024
19:46
Telesport
back button

Robinho do të qëndrojë në burg në Sao Paulo. Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka votuar kundër “habeas corpus” të kërkuar nga pala mbrojtëse e ish-futbollistit të Real Madrid, AC Milan dhe Manchester City, i cili ndodhet në burg që nga marsi për një përdhunim në grup të vitit 2013 në Itali.

Luis Fux, relator i çështjes, e arsyetoi refuzimin duke saktësuar se “nuk ka pasur shkelje të dukshme të rregullave kushtetuese”. Mbrojtja e ish-futbollistit pretendon se nuk ka garanci që dënimi mund të vuajë në Brazil pasi ngjarjet ndodhën në Itali dhe për këtë arsye lojtari duhet të lirohet derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Pas “jo” së magjistraturës, gjykimi u pezullua menjëherë për një kohë të pacaktuar, ndaj Robinho do të qëndrojë pas hekurave deri në rihapjen e çështjes. Avokatët kanë saktësuar se mund të apelojnë ende dënimin, i cili për rrjedhojë nuk është ende përfundimtar.

Më 19 janar 2022 Robinho u dënua në Itali me nëntë vjet burg për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare. Katër persona u shpallën fajtorë për krimin: viktima “u detyrua të pinte derisa humbi ndjenjat dhe nuk mundi të mbrohej”.

Robinho është i ndaluar në një nga burgjet më të rrezikshme në botë: Tremembé. “Ka qeli që kanë gjashtë shtretër betoni për gjashtëdhjetë burra dhe ku nuk kishte as hapësirë ​​për t’u shtrirë në dysheme”, thuhet në një raport të Human Rights Watch. Për më tepër, shumë të burgosur janë të sëmurë dhe bandat e organizuara kontrollojnë gjithçka që ndodh brenda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit