“Kërkojmë falje, kemi gabuar!” Zhegrova, Muric dhe Muslija shkruajnë një letër për tifozët

4 Tetor 2024
17:40
Telesport
back button

Edon Zhegrova, Arinanet Muric dhe Florent Muslija janë rikthyer në kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e radhës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës i kishte pezulluar për arsye disiplinore, por tashmë problemet janë sheshuar dhe skuadra e Dardanëve duket më e plotë.

Sot, teksa u publikua lista zyrtare e Kosovës për ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Qipros, tre lojtarët kanë kërkur falje përmes një letre.

“Të nderuar bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës. Po u drejtohemi me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar”.

“Për këtë, ne dum t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit