Këshilla e Suarez: Neymar duhet të shijojë Parisin, por në të ardhmen…

22 Janar 2019
14:59
Denis Hakanaj
back button

Bashkë kanë krijuar një nga treshet më të forta të të gjitha kohërave: Messi, Suarez dhe Neymar kanë qenë për një kohë të gjatë tre sulmuesit që çdo trajner do të kishte dashur të kishte në ekip. Më pas ka ardhur zgjedhja e brazilianit për t'u larguar nga Spanja dhe për të shkuar te Paris Saint-Germain. 

Një vendim që ka befasuar të gjithë, por jo shumë ish-shokun e tij të sulmit, Luis Suarez. Uruguaiani ka komentuar zërat e fundit që flasin për një kthim të mundshëm të Neymar te Barcelona në një intervistë të dhënë për "Globoesporte".  

"Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë", ka deklaruar Suarez në lidhje me kthimin e mundshëm në "Camp Nou" të brazilianit, i cili ka thënë kohët e fundit se për të flitet më shumë se duhet. 

"Neymar ka të drejtë, emri i tij përmendet në çdo merkato. Besoj se ai duhet të mendojë vetëm të shijojë vendimin e marrë për të shkuar në Paris. Duhet ta lëmë të argëtohet te PSG. Kur të vijë mundësia për të ndryshuar, do të vendosë dhe të gjithë do ta dinë". 

Në lidhje mundësinë për ta bërë përsëri në krah të tij dhe Messi-t, Suarez ka thënë: "Në futboll nuk i dihet kurrë. Mund të luaj përsëri me atë në Barcelonë ose në një ndeshje mes miqsh, ose në shtëpi (ka qeshur)".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit