Kështu nuk luajnë as amatorët, ish-sulmuesi “masakron” Juventusin e Pirlos

18 Janar 2021
11:56
Alfred Lleshi
back button

Roberto Boninsegna, ish-sulmues i Interit, me një përvojë gjithashtu te Juventusi, analizoi fitoren e zikaltërve në “Derby d’Italia”, të dielën: “Interi është në një moment të mirë, edhe nëse nganjëherë dridhet, si në disfatën e Genova. Është një kampionat shumë i çuditshëm. Interi vuri një gur të mirë në rrugën drejt titullit, mbrëmjen e kaluar. Mbetet vetëm t’i përkushtohet kësaj rruge. Juventusi nuk ekzistonte, nuk u pa fare në fushë. Zikaltrit treguan më shumë vendosmëri dhe karakter, luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme.

Inter, Boninsegna dopo la vittoria con la Juve: "Una pietra sullo Scudetto"

Më habit fakti se bardhezinjtë nuk fituan kurrë një dyluftim në mesfushë. As te amatorët nuk mund të shohim një gol si ai i shënuar nga Barella, çka tregon situatë e mjerë të Juventusit. Interi përbëhet nga 25 lojtarë të nivelit të mirë, të cilët Conte po e vendos në fushë në mënyrën e duhur, me 3-5-2 që funksionon. Si interist shpresoj vetëm që Lukaku të mbajë deri në fund, sepse nuk ka zëvendësues për të.

Titulli? Kujdes Milanin! Askush nuk besoi te kuqezinjtë, sepse dukeshin të varur nga Ibra, por në planin afatgjatë janë rritur dhe tani duhet të jemi të bindur se ata janë gjithashtu favoritë për ‘Scudetto’. Mandzukic? Është një lojtar që e kompleton skuadrën e Milanit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit