Kështu reagon Lewandowski kur pyetet nëse do të firmosë për Barçën

26 Maj 2022
12:25
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski nxiton gjatë pushimeve të tij përpara se të bashkohet me grumnbullimin e ekipit të tij kombëtar për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mbasi refuzoi rinovimin me Bayern Munich dhe bëri të qarta synimet e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”, pas ndeshjes së fundit të Bundesligës (“unë dua të largohem dhe të dyja palët duhet të gjejnë një marrëveshje), sulmuesi polak e ka lënë gjithçka në duart e agjentit Pini Zahavi.

Ky i fundit po negocion me Barcelonën për transferimin e “Këpucës së Artë” europiane, si dhe me Bayernin. Këtë të mërkurë Lewandowski shkoi në festivalin e Kanës me gruan e tij dhe pasi ka shijuar festivalin e filmit, është gjendur pranë disa tifozëve të Barçës.

Tifozët katalanas e pyetën drejtpërdrejt në anglisht: “A do të vish te Barça?” Sulmuesi polak nuk iu përgjigj, por buzëqeshi, çka i thoshte të gjitha.

Duke pritur që Bayern Munich të ulet për të negociuar me Barçën, pasi klubi blaugrana tashmë ka bërë një ofertë të parë prej 32 milionë euro fikse, plus 5 milionë bonuse, Lewandowski e ka shumë të qartë të ardhmen. Ai mendon vetëm të veshë fanellën azulgrana këtë verë që po vjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit