Kessie shuan heshtjen, flet nga Japonia: “Milan, me ty përjetë si President! Kur të kthehem nga Olimpiada…”

25 Korrik 2021
23:59
Telesport
back button

Një deklaratë dashurie nga Japonia: “Unë jam krenar që kam zgjedhur Milanin dhe nuk është qëllimi im të largohem. Përkundrazi, unë dua të qëndroj përgjithmonë kuqezi”

Fjalë nga Franck Kessie, i cili nesër në një intervistë ekskluzive në Gazzetta premton të zgjidhë së shpejti çështjen e rinovimit me klubin Rossoneri:

“Tani janë Lojërat Olimpike, por kur të kthehem nga Olimpiada do të rregulloj gjithçka”.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë tani është i angazhuar në Tokio me kombëtaren:

“Unë dua vetëm Milanin, Maldini dhe Massara të dinë mendimet e mia. Më pëlqen aq shumë kur ultrasit këndojnë President! Ka vetëm një President …”

Epo, unë dua të jem për jetë te Milani. Të paktën në futboll… “.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit