Këtë nuk ia bëri dot as diktatori Franko, çfarë fshihet pas agresionit frontal ndaj Barcelonës?!

20 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Barcelona është duke pësuar sulmin më të madh në të gjithë historinë e saj. Nga toka, deti dhe ajri… Shumë më keq, madje, sesa ndërhyrja e diktatorit Franko dhe “bastunëve” të tij për të parandaluar që Alfredo Di Stefano të përfundonte duke luajtur për Barçën dhe të nënshkruante me Real Madridin në vitet 1950.

Asnjëherë në një kohë demokracie, kaq shumë organe zyrtare, lobe dhe njerëz të fuqishëm nuk ishin bashkuar në “gjuetinë” me të njëjtin qëllim: të shkatërrojnë Barcelonën, ta rrëmbejnë nga duart e partnerëve të saj dhe ta kthejnë në një kompani publike të kufizuar. Më shumë se një po fërkon duart.

Nëse nuk ka qenë një fushatë e planifikuar dhe e orkestruar, është evidente se disa kanë parë mundësinë për ta fundosur entitetin e Barçës dhe rastësisht ‘të pastrojnë’ presidencën e saj. Dhe ata janë të gëzuar. Është diçka shtazore.

Qeveria (CSD), Anti-Korrupsioni, Prokuroria, RFEF, La Liga, Agjencia Tatimore, grupet mediatike… Orë e orë në faqet e para të televizionit, radios, gazetave, duke luajtur në një gjyq paralel dhe tashmë dënuar klubin katalanas e drejtuesit e tij pa iu dhënë mundësinë më të vogël për t’u përballur. As ‘Gurtel’ dhe as ‘Operacioni Katalonja’ nuk kanë qenë kaq trishtues në lajme.

Nuk mbrohet ngathësia, ngatërresa dhe budallallëku për të paguar kaq shumë vite dhe kaq shumë para personazheve si Negreira dhe djalit të tij. Jo për të blerë gjyqtarë, sepse ky nuk ka qenë asnjëherë qëllimi dhe nuk ka ndodhur kurrë, por për ta maskuar atë si këshillë arbitrazhi.

Janë paguar para për të pasur ndjenjën se Barça do të kishte të njëjtin “trajtim të favorizuar” që Real Madridi e kishte pasur që nga kohra të lashta. Mungesa e etikës dhe transparencës është një gjë, korrupsioni mes individëve është një gjë tjetër. Kjo është e qartë, kjo e fundit do të duhet të demonstrohet.

E sigurt është se Agjencia e Tatimeve, në korrik 2019 ka aktivizuar një Inspektim te Barcelona për të pyetur (çfarë rastësie!!!) për faturat e lëshuara kompanisë së Negreira (Model 347). A ishin ata të interesuar vetëm për ato në mesin e mijëra e mijëra faturave që Barcelona paguan çdo vit? A kishin ndonjë informatë?

Klubi, në korrik 2021, tashmë me Laportën në presidencë, e mbylli atë inspektim duke “gërvishtur” xhepin. Dy vite më vonë, befas rihapen procedurat e inspektimit për një marrëveshje që tashmë ishte paguar dhe elaboruar në media me shumë detaje. A ka mbetur gjë tjetër për të “filtruar”, zotërinj të Prokurorisë, zotërinj të Agjencisë Tatimore?

Kjo fushatë kundër Barcelonës, ​​kjo luftë në nivelin më të lartë, ka vetëm një objektiv: të përfitojë nga ngathtësia e klubit në “Çështjen Negreira” për ta dobësuar atë. Dhe tashmë korbat po fluturojnë sipër, në kërkim të “gjahut” të tyre…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit