Kevin Durant ultimatum drejtuesve të Brooklyn: Ose mua ose ata të dy

10 Gusht 2022
11:52
Telesport
back button

Basketbollisti Kevin Durant ka takuar së fundi pronarët e skuadrës së Brooklyn Nets, duke u konfirmuar atyre dëshirën për t’u larguar. Ky largim do të bëhet vetëm në formë shkëmbimi, me ndonjë skuadër që do të ofrojë të tjerë lojtarë për Durant.

Sipas mediave amerikane, Durant ka qenë i qartë në kërkesën e tij, duke shprehur edhe pakënaqësitë që ka për drejtuesit aktualë të ekipit. Ai ka thënë se nuk ka më besim te stafi drejtues, ndaj i ka kërkuar pronarit të Brooklyn Nets që të zgjedhë mes atij apo dyshes Steve Nash-Sean Marks.

Mësohet se takimi mes palëve ka ndodhur në Londër dhe është cilësuar si i drejtpërdrejtë dhe profesional. Problem për Durant është se Nets kërkojnë shumë për të kënaqur lojtarin të largohet. Ai ka ende edhe 4 vite kontratë me Brooklyn, nga e cila do të arkëtojë fillimisht 42.9 milionë dollarë e më pas në vitet e tjera 46.4 milionë dollarë, 49.8 milionë dhe në fund 53.2 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit