Khabib takohet me Dana White, ja vendimi që mori rusi për të ardhmen

18 Janar 2021
8:35
Telesport
back button

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Kabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë dhe presidenti i UFC-së, Dana White, janë takuar këtë fundjavë në Abu Dhabi. Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse rusi do të vijojë të duelojë në kafaz apo do të tërhiqet. Por…

Khabib, 29 fitore, 0 humbje, u tërhoq pas triumfit ndaj Justin Gaethje në shtatorin e kaluar, si premtim që i kishte dhënë nënës së tij dhe pas vdekjes së babait. Gjithsesi, ai i ka premtuar Dana White se do të rikthehet në kafaz në rast se eventet e ardhshme (UFC Fight Island dhe UFC-257) do të dhurojnë diçka speciale.

Fjalët e tij ishin këto: Do ta shoh atë përballje (Ferguson vs Oliveira), do t’i shoh këto evente (UFC-257). Unë kurrë nuk do ta mbaj peng titullin dhe të mos lejoj të tjerët të duelojnë për të. Nëse këta djem do të dhurojnë diçka spektakolare dhe më bëjnë të ndërroj mendje, do të kthehem të dueloj. Pra, nëse ndonjëri prej tyre e meriton të duelojë, Khabib do të rikthehet”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit