Khedira dhe dialogu Ronaldo-Chiesa, CR7: “Nuk të duhet…”

15 Qershor 2024
9:52
Denis Hakanaj
back button

Profesionalizmi dhe kërkimi i përsosmërisë së Cristiano Ronaldos ndër vite ka arritur gjithmonë nivele shumë të larta.

Një nga sekretet e suksesit të tij, përveç talentit të tij të madh. Megjithatë, shpesh kanë qenë të tjerët që kanë paguar “pasojat” dhe mes tyre është edhe Chiesa.

Sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane mori mësime të shkëlqyera nga portugezi. Dhe Khedira, ish-shoku i skuadrës, e zbuloi këtë në podkastin e Rio Ferdinand.

“Ti e njeh Cristiano, ai ka egon e tij. Federico Chiesa, një lojtar i ri dhe fantastik, kishte telefonin në dorë dhe do të stërvitej. Ronaldo e ndaloi dhe e pyeti: ‘Ku po shkon?’. Fede u përgjigj: ‘Në palestër’. CR7 pastaj i tha: ‘Me telefon? Nuk të duhet telefoni për të shkuar në palestër, mos shiko Instagram, mos bëj TikTok’.

“Kur ai mbërriti në Juve, Ronaldo ngriti nivelin e stërvitjes në një mënyrë të pabesueshme. Çdo goditje në portë duhej të ishte një gol. Ai donte të konkurronte në çdo gjë”.

Një histori pa filtra që shpjegon në mënyrë perfekte madhështinë e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Juventusit, i cili do të bëhet lojtari i vetëm që do të luajë në 6 kampionate europiane. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe Chiesa do të ketë marrë shënime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit