Khedira tërbon federatën gjermane: Mos e përsërit më!

8 Mars 2021
20:24
Telesport
back button

Mesfushori i Hertha Berlin Sami Khedira është shënjestruar nga Shoqata Gjermane e Futbollit.

Në fakt, me rastin e ndeshjes kundër Augsburg, në të cilën ai nuk mori pjesë për shkak të një dëmtimi, ish-lojtari i Juventusit u kap në tribunë pa maskë, duke shkelur kështu rregullat anti-Covid.

Kështu DFB e kujtoi ish-lojtarin e Juventusit që të mos përsëriste një sjellje të tillë dhe të respektojë rregullat e higjenës së parashikuara.

DFB do të ishte gati të raportonte lojtarin në Gjykatën Sportive nëse ai do të gjendet përsëri pa maskë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit