Khelaifi thumbon Mbappe pas largimit: Me Francën shënojnë vetëm lojtarët e PSG

11 Shtator 2024
7:56
Telesport
back button

Presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi, ka shfrytëzuar këto ditë pushim në kampionat për t’iu dedikuar sportit të padel. Gjithsesi, ai nuk e fsheh kënaqësinë që skuadra e tij kryeson renditjen në kampionat me 9 pikë të plota.

Duke folur shkurtimisht për mediat, ai shfruytëzoi rastin për t’u shprehur për kombëtaren franceze, duke i dërguar në mënyrë indirekte një mesazh suylmuesin Kylian Mbappe, larguar këtë verë nga parizienet.

Jam i kënaqur, pasi me kombëtaren franceze po shënojnë vetëm lojtarët që luajnë me PSG. Kjo tregon se kemi bërë zgjedhje të mira”, u shpreh Khelaifi, duke vënë “gishtin në plagë” te francezët për mungesen e golave të Mbappe.

Mbappe, që këtë verë shkoi te Real Madrid, së fundi është zhbllokuar me madrilenët, por mungesa e golave të tij është ndjerë në kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit