Kili na jep leksion, Sylvinho e nis vitin 2024 me humbje! Shqipëria ka ende shumë punë përpara Euro 2024 (VIDEO)

22 Mars 2024
22:48
Telesport
back button

Në një stadium – Ennio Tardini në Parma – të mbushur plot më ngjyra kuqezi dhe me brohoritje sikur të luanim në shtëpi, Shqipëeria e Sylvinhos pëson një humbje te thelle 0-3 që duhet të jetë leksioni i parë për të rregulluar shumë gjëra në prag të Euro 2024 ku në grup do të kemi të bëjmë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Kjo ishte prova e parë në kuadër të Euro 2024, teksa të hënën (25) është radha e miqësores tjetër kundër Suedisë, një tjetër rival i fortë, edhe më i fortë se Kili, edhe pse zgjedhja e kësaj kombëtare erdhi edhe për të parë një lojë agresive.

GOLI I 0-1 (VIDEO)

Dhe ashtu ishtë në fakt në miqësoren e sotme në Itali, duke mos kursyer as shoku-shokun si në rastin e të verdhës së Sanchez ndaj Asllanit. Megjithatë, Shqipëria duket e mefshtë dhe formacioni i zgjedhur nga Sylvinho fillimisht nuk jep atë shkëndijë që duhet dhe ka vështirësi të dalë përpara.

Kështu, në sajë edhe të një gabimi që me VAR do rregullohej (prekje me dorë) Vargas do të shënojë golin e parë për ekipin e Kilit. Shqipëria kishte provuar me Manaj, i rikthyer në kombëtare, por shumë pak për të vënë në vështirësi Kilin.

Ne pjesen e dyte ishte edhe momenti per te ripare ne fushe Armando Broja. Dhe pikerisht Arbnor Muçolli gjen bukur me pasim Armando Brojën. 22-vjeçari e ul bukur topin, por mbrojtja kundërshtare eviton gjuajtjen e sulmuesit.

Me kalimin e minutave behet edhe me e veshtire dhe lodhja ndihet. Keshtu, Marco Bolados shënon golin e dytë për Kilin, vetëm pak sekonda pasi zbriti në fushë.  Nw fund do te shenoje serish Kili dhe kete here me Davila duke thelluar shifrat ne 0-3 per Kilin.

GOLI I 0-2 (VIDEO)

GOLI I DAVILA – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit