Kimmich “driblon” rinovimin me Bayern Munich: Kam gjëra të tjera më të rëndësishme në fokus

23 Mars 2024
13:17
Alfred Lleshi
back button

Joshua Kimmich duket se do të jetë një nga “telenovelat” e merkatos së kësaj vere. Gjermani i Bayern Munich është në “radarët” e disa prej klubeve më mëdha të futbollit evropian, përfshirë Barcelonën, ​​e cila synon të forcojë mesfushën e saj.

Gjithashtu klube nga Prenier League si Manchester City, Manchester United, Liverpool apo Arsenal, si dhe nga Ligue 1 (PSG), madje edhe Real Madridi, po i kushtojnë vëmendje situatës së çuditshme të përjetuar nga një prej yjeve të klubit bavarez në dekadën e fundit.

Në moshën 29-vjeçare, të dhënat tregojnë se nuk ka pasur kurrë një skenar kaq të favorshëm sa ky aktual për t’u larguar nga Bundesliga, si për arsye sportive, ashtu edhe kontraktuale. Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit 2025, të cilën nuk e ka rinovuar.

Prandaj, nëse Bayerni nuk dëshiron ta humbasë falas, merkaton e kësaj vere duhet ta shesë lojtarin. Vetë Kimmich zgjedh për momentin që të blejë kohë, teksa deklaron për “Welt”: “Jam i qetë, kam kontratë”.

Pasiguria shënjon horizontin e Kimmich, i cili për momentin zgjedh një mesazh të përkohshëm, teksa bavarezët po e presin me padurim vendimin e tij. Në fillim, ai la të kuptohet rëndësia që do të kenë për të projektet sportive.

Lojtari i Bayernit po pret të dijë emrin e trajnerit të ri të sezonit të ardhshëm, pasi të jetë konfirmuar lamtumira përfundimtare e Thomas Tuchel, në qershor: “Sigurisht, është shumë interesante dhe e rëndësishme të dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Për momentin nuk është ende e qartë se kush do të jetë trajneri ynë i ri, duke filluar nga vera”.

Tuchel e ka dërguar Kimmich, referencën e mesfushës së Bayernit për shumë sezone, në pozicionin e tij të parë si mbrojtës i krahut, por lojtari nuk bën polemika: “Jam mirë dhe luaj aty ku trajneri më konsideron më të rëndësishëm për ekipin.

Aktualisht po mundohem ta interpretoj ashtu siç e kam bërë gjithmonë rolin dhe të ndikoj pozitivisht në lojë, me kreativitet prej andej. Sigurisht, kërkesat e mundshme të të dy pozicioneve ndryshojnë, por të dyja janë emocionuese dhe interesante”.

Me kontratë deri në vitin 2025, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, zbuloi se çdo hipotezë në lidhje me Kimmich mbetet e hapur. Vetë lojtari përsëriti atë fjalim konservator, duke pritur për lëvizje më vendimtare nga klubi: “Situata është shumë e qartë për mua, kam akoma më shumë se një vit nga kontrata aktuale, prandaj jam i qetë.

Prioriteti im kryesor është ta përfundoj sezonin sa më mirë, në Bundesligë dhe në Champions League. Më pas vjen Kampionati Europian me Gjermaninë. Këto janë gjërat më të rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit