Kimmich flet si kapiten: Gjermania e ka rigjetur veten, synojmë ta fitojmë çdo kompeticion

14 Nëntor 2024
9:08
Alfred Lleshi
back button

Joshua Kimmich, kapiteni i kombëtares gjermane, pas daljes në “pension” të Manuel Neuer, foli përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Bosnjës, e planifikuar për të shtunën në Freiburg: “Ndeshja kundër Austrisë ishte padyshim pika më e ulët e jona (humbja 2-0, më 21 nëntor 2023).

Tashmë kishim arritur në fund me paraqitjet në Kupën e Botës së Katarit, por më pas u ndjemë edhe më keq. Stafi mori disa vendime të shkëlqyera dhe puna filloi të shpërblehej. Këtë vit kemi pasur një qasje të ndryshme, e cila ishte e rëndësishme për ne që të rriteshim si ekip. Me kalimin e kohës e kuptuam se kishim potencialin e duhur për të fituar edhe kundër skuadrave më të mira.

Objektivat? Qëllimi ynë kryesor është të arrijmë në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm në turnetë më të mëdhenj, duhet ta merrni seriozisht edhe këtë kompeticion. Ne duhet të garojmë në nivelin më të lartë dhe të fitojmë çdo garë ku marrim pjesë.

Kthimet? Të gjithë e kanë një shans për të qenë pjesë e ekipit kombëtar. Robin Gosens dhe Julian Brandt e kanë treguar këtë. Gjithçka bazohet në paraqitjet e secilit në nivel klubesh. Në përgjithësi mendoj se kombëtarja ka mbetur e bashkuar pas Kampionatit Europian. Tani, ai shpirt luftarak i Europianit duhet të jetë përherë i pranishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit