Kimmich fut në mendime Bayern Munich, palët kanë divergjenca mbi të ardhmen

29 Korrik 2024
8:02
Alfred Lleshi
back button

Joshua Kimmich, çfarë e ardhmeje e pret? Mbrojtësi i djathtë ka qenë një shtyllë autentike e Bayern Munich për vite me radhë, që në vitin 2015, kur u mor nga Stuttgarti. Tani, megjithatë, 9 vite më vonë, 29-vjeçari gjerman me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Bayernin, mund edhe të largohet.

Vullneti i lojtarit – Sipas SPORT1, Kimmich nuk dëshiron të largohet së shpejti nga Bayern Munich. Në të vërtetë, ai dëshiron të tregojë vlerat nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany, por drejtuesit e klubit bavarez me siguri do të ishin të gatshëm të ulen rreth tryezës së bisedimeve në rast të një oferte të konsiderueshme për transferimin e lojtarit. Po cili klub është i interesuar për Kimmich?

Një mbi të gjitha – Manchester City, sipas asaj që u zbulua nga “The Athletic”, kishte shqyrtuar tashmë mundësinë e marrjes së Kimmich në Angli që në prill. Megjithatë, tani, raporton tabloidi anglez, mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 1995 ka kontaktuar me klubin anglez nën drejtimin e një të njohuri të vjetër të tij, Pep Guardiola. Vetëm një vit së bashku te Bayerni, megjithatë vlerësimi i trajnerit spanjoll për Kimmich është i kthjellët.

“I thashë se ndoshta është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, – pohoi Pep, duke shtuar: – Më pëlqen si njeri dhe futbollist.

Dëshmi e qartë e dashurisë së Guardiolës për 29-vjeçarin. Në fakt, për sa i përket personelit, Manchester City është i kompletuar mirë në mesfushë me yje si Rodri, Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva. Por ka gjasa që Kimmich t’i gjendet një rol te kampionët e Anglisë në çdo rast. Gjithashtu sepse kapiteni Kyle Walker është tashmë 34 vjeç dhe mbulon krahun e djathtë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit