Joshua Kimmich është i padeshifrueshëm. Ai ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayern dhe klubi po rriskon shumë, sepse mund ta humbë me parametra zero.
Pas ndeshjes me Bayer Leverkusen, mesfushori u pyet nëse rinovimi i yllit Musiala do të ndikojë në vendimin e tij për të hedhur firmën.
“E kam thënë edhe para disa javësh dhe po e them sërish. Për mua është e rëndësishme të di cfarë po ndodh në klub. Sigurisht, këto rinovime ndikojnë në vendimin tij, por edhe 1-2 detaje personale. Tani situata po bëhet më e qartë”.
“Sigurisht, unë nuk mund ta bazoj vendimin tim thjesht te një lojtar”, ka deklaruar Kimmich. Pra, ende i pavendosur. Bayern është në ethe. Nëse Kimmich nuk rinovon, do të ishte një sinjal i keq.







