Kimmich provokon: Te Spanja s’janë të lumtur që do të përballen me ne, të tilla ndeshje të japin titullin

2 Korrik 2024
8:41
Telesport
back button

Në çerekfinalet e Euro 2024 do të kemi përballjen e madhe mes Spanjës dhe Gjermanisë. Kjo e fundit, organizatore e këtij turneu, shpreson të ndalë iberikët, që deri më tani kanë prodhuar ndeshje fantastike dhe konsiderohn favoritë.

Edhe Gjermania shihet si favorite dhe kombëtarja vendase beson se mund të ndalë Spanjën e talenteve. “Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Çdo tifoz neutral sigurisht që do të jetë i lumtur“, tha Joshua Kimmich për ndeshjen e 5 korrikut.

Më tej, mbrojtësi i djathtë i kombëtares gjermane shtoi: “Nuk e di nëse Spanja është e lumtur që do të përballet me ne në çerekfinale. Ne gjithmonë presim që të luajmë ndeshje të tilla”.

Ata i fituan të gjitha ndeshjet me shumë besim. Do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat që të fitojnë. Nëse dëshiron të fitosh turneun, nuk mund të shmangësh Spanjën dhe ndeshje të tilla. Mezi pres të luaj”, tha lojtari i Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit