Kimmich shpëton Bayern, shmang humbjen ndaj Koln në fund (PAMJET)

24 Janar 2023
22:33
Telesport
back button

Bayern Munichu i ka shpëtuar humbjes së dytë sezonale në Bundesliga duke e barazuar rezultatin ndaj Kolnit (1-1) në çastet e fundit të ndeshjes së zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena ne nje ndeshje qe ka vuajtur jashte mase.

Një fillim i mrekullueshëm i mysafirëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt. Pas një harkimi nga këndi të Florian Kainz, Julian Chabot e dërgoi topin drejt Ellyes Skhiri dhe ky i fundit e futi në rrjetë (4’).

Në minutat në vazhdim, Serge Gnabry e Benjamin Pavard rrezikuan për bavarezët, derisa Skhiri dhe Kainz ndërtuan një tjetër aksion që u lexua nga portieri Yann Sommer.

Në fraksionin e dytë, vendasit vazhduan të rrezikonin përmes Ryan Gravenberch, Kingsley Coman e Thomas Muller, por pa sukses.Në minutat e fundit të takimit, Joshua Kimmich pranoi një top nga Dayot Upamecano për ta barazuar rezultatin (90’) me një gol fantastik.

GOLI I KIMMICH – VIDEO

Përkundër barazimit, Bayern Munichu mbetet lider në tabelën e Bundesligas me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë RB Leipzig. Kolni është në pozitën e dhjetë në tabelë me 21 pikë dhe ndodhet tetë pikë larg zonës evropiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit