Kina në kundërsulm për zhdukjen e tenistes: Çështje e montuar për të krijuar rrëmujë

24 Nëntor 2021
12:13
Gentian Spiri

Një çështje e krijuar dhe montuar me shumë mjeshtëri. Është ky komenti që ka bërë qeveri kineze në lidhje me çështjen e krijuar nga tenistja Shuai Peng, që në fillim të nëntorit akuzoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeminstrin e këtij vendi, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.

“Mendoj se disa persona duhet të ndalen duke fryrë me keqdashje këtë çështje, për të mos folur më tej për ata që e politizojnë atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

Këto janë deklaratat e para zyrtare të qeverisë kineze për këtë çështje. Ndërkohë që, më herët, Ministria e Jashtme kishte refuzuar të shprehej, duke thënë se kjo nuk është një çështje diplomatike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit