David Moyes ka treguar se si ai dështoi të sigurojë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit, Cesc Fabregas dhe Gareth Bale, gjatë qëndrimit të tij te Manchester United.
Skocezi u emërua pasardhës i legjendarit Sir Alex Ferguson në vitin 2013 pas daljes në pension të këtij të fundit.
Moyes u konsiderua si ‘i zgjedhuri’ për të zëvendësuar një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Megjithatë, ai nuk mundi të qëndronte as për një sezon të plotë te Manchester United dhe u shkarkua në prill 2014.
Ish-trajneri i West Ham United dhe Everton ka reflektuar tani për kohën e tij në Old Trafford. Ai gjithashtu pranoi se Djajtë e Kuq nuk arritën të merrnin dy nga objektivat e tij kryesorë, Cesc Fabregas dhe Gareth Bale.
Ai tha për The Miror:
“Për sa i përket nënshkrimeve që doja, ne patëm një merkato të tmerrshme. Unë fola me Cesc dhe ai kishte qenë jashtë skuadrës në Barcelonë, kështu që ai ra dakord që nëse nuk do të ishte në ekip për ndeshjen e tyre të parë të sezonit, atëherë ai do të vinte tek United. Ai do të ishte nënshkrimi i madh”.
Ish-trajneri i Manchester United pranoi gjithashtu se Djajtë e Kuq ishin të dëshpëruar për të nënshkruar me Gareth Bale. Megjithatë, uellsiani e kishte zemrën të vendosur për një lëvizje te Real Madrid.
Ai shtoi: “Lojtari tjetër që doja ishte Gareth Bale. United kishte gjithmonë lojtarë të mëdhenj si David Beckham dhe Ryan Giggs, kështu që mendova se ai do të përshtatej.
“Ne i bëmë ofertën më të madhe Tottenhamit dhe lojtarit, ne kishim një helikopter që e priste, por ai e kishte zemrën e tij te Real Madridi”.