“Kishim një marrëveshje për Sancho-n, por në fund…”

2 Maj 2021
9:14
Denis Hakanaj
back button

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka pranuar se Jadon Sancho mund të shitet këtë verë.

Manchester United ka qenë shumë afër blerjes së anglezit vitin e kaluar, por Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të plotësojnë kërkesat ekonomike të verdhezinjve.

Për lojtarin interesohet edhe Liverpool.

“Ne kishim një marrëveshje verbale vitin e kaluar për Sancho-n, që ai mund të largohej nëse do të plotësoheshin disa kushte të caktuara ekonomike”, ka thënë Zorc për ARD.

“Ai ka qenë me ne për disa vite. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ekziston për Haaland”.

Zorc ka konfirmuar edhe arsyen pse dështoi transferimi i Sancho tek United sezonin e kaluar: “Në fund, United nuk mund të plotësonte kërkesat tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit