Kishte 20 shkelje nga policia rrugore, gjykata e Dublinit merr vendimin për Conor McGregor

2 Gusht 2024
10:40
Telesport
back button

Luftëtari irlandez Conor McGregor i ka shpëtuar burgut dhe rrezikut për t’u dënuar deri në dy vjet heqje lirie. Ai doli para gjykatësit dy ditë më parë, i akuzuar për incidentet e shpeshta në drejtimin e makinës.

Avokatët e “The Notorius” arritën të siguronin një liri me kusht dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për ish-kampionin e dyfishtë të botës. Jo vetëm kaq, por McGregor i është pezulluar patenta për të drejtuar makinën për dy vite.

Gjatë procedurave u zbulua se McGregor kishte 20 dënime të mëparshme, duke përfshirë 17 kundërvajtje trafiku (tre prej tyre për tejkalim shpejtësie), dy akuza për rendin publik dhe një dënim për sulm që shkakton dëme.

Kjo është një seri e tmerrshme shkeljesh të rregullave të trafikut rrugor dhe një episod i tmerrshëm i drejtimit të rrezikshëm. Është e përshtatshme që kjo çështje të zgjidhet me një dënim me kusht”, tha gjykatësi David McHugh në Gjykatën e Qarkut Blanchardstoën.

McGregor, 35 vjeç, nuk është i panjohur për policinë rrugore në Dublin, që shpesh e ka ndaluar për dhenie të mjetit në rrugë në mënyrë të rrezikshme. Tashmë irlandezit do t’i nevojitet një shofer që të drejtojë makinat e tij të shtrenjta.

Sa i përket karrierës së tij sportive luftarake, McGregor pritet të duelojë në dhjetor ndaj Michael Chandler edhe pse nuk ka asgfjë zyrtare. “The Notorious” ende nuk ka dhënë një datë të saktë për kthimin e tij në UFC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit