“Kishte ardhur momenti”, Bruno Fernandes zbulon prapaskenën me Cristiano Ronaldo-n

3 Dhjetor 2021
11:26
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka fituar kundër Arsenal falë golave të Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo, autor i një dygolëshi që e ka çuar në kuotën e 801 golave të shënuar në karrierën e tij si profesionist.

Një arritje e realizuar edhe falë penalltisë vendimtare të shënuar në minutën e 70-të që ka ndihmuar Djajtë e Kuq të fitonin 3-2.

Bruno Fernandes ka komentuar vendimin e tij për t’ia lënë penalltinë CR7:

“Nuk kemi folur të them të vërtetën. Por besoj se kishte ardhur momenti që Cristiano të gjuante një penallti. Kam besim tek ai siç ka besim te vetja dhe unë e kam gabuar të fundit. Nuk ka rëndësi kush gjuan”, ka shpjeguar mesfushori për BBC.

“Besoj se Cristiano është i pabesueshëm. E dimë të gjithë se po përmirësohet ndeshje pas ndeshje, vit pas viti. Ka dëshirë të vazhdojë të jetë më i miri dhe është ajo që ka bërë. Di si ta motivojë veten”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit