Thierry Henry ishte një nga ata që u zhgënjye dhe kritikoi paraqitjen e PSG-së ndaj Arsenalit, ndaj të cilit humbi (2-0) në ndeshjen e dytë të fazës së grupit të Champions League. Ish-lojtari i “Topçinjve” beson se skuadra e Luis Enrique bëri paraqitje të dobët në Londër, por mes rreshtave mund të lexoni se ai nuk ishte i befasuar nga disfata. Kështu është shprehur ai në ‘CBS’:
“Po, skuadra pariziene ishte e ekuilibruar dhe kishte posedim, por kjo ishte e gjitha. Dhe kaq nuk mjafton. PSG nuk e ka më atë lojtarin që e bën skuadrën të lëvizë, siç e kishte më parë.
Mund ta shihni që ekziston një ide loje, se lojtarët e dinë çfarë të bëjnë, por kur i afrohen zonës kundërshtare, përveç Barcola që provoi, nuk dinë të finalizojnë. Është normale që në këtë moment Arsenali e mposhti PSG në Londër, veçanërisht këtë skuadër pariziene”.