“Kjo është gjëja më e bukur”, Donnarumma: Por edhe më e vështira

25 Dhjetor 2023
8:21
Denis Hakanaj
back button

Gianluigi Donnarumma po përjeton një sezon me ulje-ngritje te Paris Saint-Germain.

Ish-lojtari i Milanit, në fakt, është shpesh në shënjestër të kritikave për shkak të disa gabimeve të shumta.

Lojtari i datëlindjes 1999 foli pikërisht për këtë në një intervistë me JDD:

“Të jesh portier është gjëja më e bukur, por është edhe më e vështira. Sapo portieri gabon, menjëherë bëhet shumë e ndërlikuar.

“Ka më shumë taktika në rolin tonë, ndonjëherë duhet të bëjmë pasime më të rrezikshme”.

Pastaj një koment për Luis Enrique, trajneri i tij në PSG:

“Ai është një trajner i madh, i cili i bën ekipet e tij të luajnë mirë. Ai dëshiron që lojtarët e tij të dominojnë, të luajnë gjithmonë me topin.

“Nuk të bën presion. Nëse bën një gabim, ai të thotë se është normale, se nuk je robot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit